Raportohet se mërgimtarët kosovarë kanë mbetur të bllokuar në Serbi pas vendosjes së barrikadës në Kurshumli
Mediat transmetuan lajmin e portalit serb në Kosovë, “Kosovo-Online”, që serbët në Kurshumli, afër 15 kilometra afër kufirit në Merdarë, kanë vendosur një tjetër barrikadë.
Ky postbllok ka bllokuar njërën prej rrugëve më të frekuentura nga mërgimtarët tanë, ardhja e të cilëve ditëve të fundit është rritur.
Megjithatë, duket se kjo barrikadë pritet të shkaktojë probleme. Shumë mërgimtarë kanë dërguar mesazhe në adresë të “Klan Kosovës”, duke thënë se nuk kanë mundur të kalojnë.
Komunikacioni nuk është duke lëvizur në asnjërën anë dhe kolonat e veturave janë formuar si nga drejtimi i Kosovës ashtu edhe në drejtim të Serbisë.
Të tubuarit mbajnë flamuj të Serbisë dhe theksojnë se kanë ndërmend të qëndrojnë atje deri në një njoftim të dytë.

