Raportohet se një person është sulmuar në Kllokot – Polica po merret me rastin

Një person raportohet se është sulmuar gjatë liturgjisë së Krishtlindjeve, në Kllokot.

Ende nuk dihet se kush ka qenë sulmuesi dhe në çfarë gjendje është i sulmuari.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Policia rajonale e Gjilanit. Të njëjtit thanë se rasti është raportuar në polici dhe se janë duke e hetuar.

Ndërsa, mediat serbe, konkretisht portali “kosovaonline” pretendon se personi që u sulmua është një qytetar serb dhe sulmuesit ishin shqiptar.

Të njëjtit kanë publikuar edhe emrin e personit që u sulmua, e që sipas tyre është një 18 vjeçar i quajtur Stefan Tomiq.

Lidhur me këto pretendime të portalit, nuk ka asgjë të konfirmuar nga autoritet kosovare, të cilët për momenti janë në hetim të rastit.