Rashiti: Aktivistët e VV’së ia ndërruan cilindrin zyrës së drejtoreshës së buxhetit

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjilan, Riad Rashiti, ka sinjalizuar për një, siç e quajti ai, skandal në Komunën e Gjilanit.

Postimi i tij i plotë:

E kanë pru punën edhe Policia e Kosovës me u marr me militantët e VV-së, të cilët po e pengojnë drejtoreshën e buxhetit në komunën e Gjilanit

Shfrenimi i aktivistëve të VV-së (zyrtar/e në komunën e Gjilanit) ka arritur kulmin duke ndërhyrë në punën dhe funksionimin normal të institucioneve komunale.

Është për keqardhje se në çfarë derexhe ky kryetar e ka sjellë jetën institucionale në komunën e Gjilanit, që kërkon edhe intervenimin e policisë së Kosovës.

Skandali i fundit i jashtëzakonshëm është se drejtoreshës së buxhetit në Gjilan, aktivistët e VV-së (familjar të një asambleisti të VV-së) ia kanë ndrruar cilindrin zyrës së saj apo kanë bërë kopjimin e qelsit, duke ndërhyrë dhe patur qasje pa leje në zyren e saj, kur ajo nuk ka qenë prezent në punë.

E për këtë rast drejtoresha e buxhetit dhe financave ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, e cila tashmë është duke e bërë punën e vet të hetimeve.

Për këto trazira që kanë ndodhur javën e kaluar aty, kryetari i Gjilanit ka heshtur dhe aspak nuk është interesu për këtë probleme, sepse qëndron prapa një skenari dhe qëllimi për t’a zavendësuar këtë drejtoreshë me shefen grupit të asambleistëve të VV-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Në anën tjetër edhe pse ka kaluar afati ligjor, raporti financiar për vitin 2024 ende nuk i është dërguar Kuvendit Komunal që duhet ta shqyrtojë në seancën e marsit.

Dyshohet sa janë bërë shumë veprime të dyshimta për mënyrën e shpenzimit të miliona eurove të buxhetit në vitin e kaluar dhe drejtoresha nuk është plotësisht e informuar, sepse është anashkaluar nga kundërshtarët e saj që po luftojnë për t’a larguar nga pozita që e mbanë ajo.

Çdo ditë e më shumë po demaskohet qeverisja e korruptuar e Alban Hysenit e cila e ka humbur kontrollën.

Muajt në vijim do të ketë edhe skandale tjera të pabesueshme që do të dalin sheshit.

E fundi i këtij pushteti do të jetë i turpshëm dhe tejet i dëmshëm për komunën tonë.