Rashiti: Gjilani është në gjendje alarmante, përballë një qeverisjeje të papërgjegjshme dhe të korruptuar
Riad Rashiti, kryetar i Degës së PDK në Gjilan, duke komentuar raportin e auditorit kombëtar, është shprehur i brengosur me gjendjen në këtë komuna, e cila qeveriset nga LVV.
Edhe RAPORTI I AUDITORIT KOMBËTAR alarmon për gjendjen e jashtëzakonshme buxhetore në komunën e Gjilanit.
Të gjitha kritikat tona, të cilat i kemi bërë gjatë vitit 2024, u vërtetuan edhe nga raporti i Auditorit Kombëtar të Kosovës, i publikuar sot dhe i cili ka zbuluar shkelje të rënda ligjore dhe dëme milionëshe në buxhetin e Komunës së Gjilanit, përmes këtyre veprimeve:
⚠️ Procedura të dyshimta në shumë tenderë
⚠️ Pagesa e projekteve në kundërshtim me ligjin e buxhetit
⚠️ Kontrata të projekteve pa buxhet të miratuar nga Kuvendit Komunal
⚠️ Vonesa të mëdha në realizimin e punëve publike
⚠️ Mungesë të raportimeve financiare
⚠️ Vonesa të pagesave dhe humbje të mëdha financiare
⚠️ Qindra të punësuar pa procedura të ligjshme
⚠️ Shpenzime të mëdha gjyqësore
Gjilani është në gjendje alarmante, përballë një qeverisjeje të papërgjegjshme dhe të korruptuar, ka thënë Rashiti në një postim në rrjetet sociale, duke paralajmëruar për nesër edhe një konferencë me media, për të shpalosur me fakte të gjitha shkeljet dhe dëmet financiare.
Gjilani nuk ka kohë më për këtë keqqeverisje, koha është për ndëshkim të abuzuesve me paranë e taksapaguesve tanë, ka thënë ai..

