Rashiti: Humbja e jetës së një të riu sot, pasojë e punimeve në rrugë që po zgjasin 5 vjet
Riad Rashiti, kryetar i Degës së PDK në Gjilan e ka quajtur tronditës lajmin për humbjen e jetës së një të riu sot në rrugën Gjilan-Bujanoc, që ka ngelur në gjendje të tmerrshme.
“Pasojat e punimeve pesë vjeqare në rrugën Gjilan-Bujanovc që kurr nuk dinë të përdundojnë, çdo ditë ka devijime të komunikacionit në këtë rrugë dhe si pasojë sot ka humbur jetën një i ri Gjilanas.
Ngushëllime familjes Sopi për vdekjen e djalit tyre, fshati Miresh”, ka shkruar Rashiti në profilin e tij.
