Rashiti ironizon me qeverisjen e LVV: Fillon sezona e re e serialeve “Sillu e pshtillu”

Riad Rashiti, kryetar i Degës së PDK në Gjilan, ka ironizuar me qeverisjen e LVV në Gjilan, e cila bënë premtime të mëdha, por punët nuk i ka askund.

“Pas komedisë “Pushteti i Vizatimeve” fillon sezona e re e serialeve “Sillu e Pshtillu” – ka ironizuar Rashiti.

Komedia e vitit të kaluar “7 javë – 7 projekte” i quajtur “Pushteti i Vizatimeve” ka qenë njëra nga sezonat me serialet më të shikuara gjatë vitit 2024, ku janë thyer të gjitha parashikimet e pritshmërive të shikueshmërisë për ato projekte madhështore për Gjilanin.

Siç duket viti 2025 do të jetë edhe më bombastik, po fillon me gjëra edhe më interesante. Ku regjisori i komunës së Gjilanit dhe ekipa e aktorëve të mrekullueshëm, tani kanë paraqitur 23 projekte gjigante për Gjilanin, por asnjë projekt i ri për qytetarët tanë.

Ky sezon i ri i serialit komedi quhet “Sillu e pshtillu” ku komuna e Gjilanit do të ketë edhe një vit me plotë surpriza për këto 23 projekte.

Duhet të kemi durim që të shohim mjaft shumë shfaqje gjatë këtij viti.

Uroj që të tejkalohen pritshmërit edhe në këtë vit të kësaj qeverisje komunale me serialin e ri “Sillu e Pshtillu”.