Rashiti: Kryetari i Gjilanit, i vendosur për t’u bërë milioner nëse i dhezë tenderi 18-milionësh për bulevardin e qytetit

Riad Rashiti, kryetar i Degës së PDK në Gjilan, ka komentuar në lidhje me tenderin për bulevardin e qytetit, duke thënë se Kryetari i Gjilanit ka vendos të bëhet milioner, nëse i dhezë tenderi 18-milionësh.

Me tenderin e stadiumit të Gjilanit nuk i eci mirë puna për t’u bërë milioner, pas shumë dallavereve me këtë tender prej 15 milion euro, ministria ia mori krejt kompetencat kryetarit të komunës së Gjilanit.

E për këtë tenderin tjetër prej 18 milion euro për bulevardin e qytetit, ai e shkeli ligjin në hapin e parë të procedurës, gjë që sot e paska konfirmuar edhe KRPP se komuna e Gjilanit kundërligjshëm shkurtoi afatin e ofertimit për këtë tender.

Veç me një projekt tjetër po i shkon mirë puna kryetarit të Gjilanit, me qarkoren e re të Gjilanit, aty po bëjnë biznes të mirë me pronat e qytetarëve, po i blejnë tokat e tyre pastaj po ia ndërrojnë trasen projektit të qarkores së re, më pastaj me i shit ato parcela.

Pra projekti “Blejë lirë e Shite mirë” ka gjasa t’a bëjë milioner këtë kryetar dhe këtë pushtet.

Edhe pak u ka mbetë deri në ikje prej pushtetit komunal, andaj tash po rrezikojnë me të madhe, ALL IN, ka thënë Rashiti.