Rasti i Bedrie Lokës, dënohet me 10 vjet burg bashkëshorti i saj

Gjykata e Durrësit ka dënuar me 10 vite burg Xhemal Lokën, i akuzuar se i shkaktoi vetëvrasjen bashkëshortes së tij, Bedrie Loka.

Xhemal Loka kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, por është refuzuar nga togat e zeza. Nga hetimet ka rezultuar se i dënuari ka ushtruar dhunë barbare ndaj bashkëshortes së tij, duke e çuar drejt aktit ekstrem.

Vuajtja e dënimit të filloj nga data e arrestimit të tij dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme, thuhet në njoftimin e Gjykatës.