Rasti i Kolovicës, ‘vrasje nga pakujdesia’

Rasti i vrasjes së një personi në Kolovicë është cilësuar vrasje nga pakujdesia.

Njoftimi i policisë:

Kolovicë e Vjetër, Prishtinë, 25.09.2022-10:35. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa kanë qenë për gjueti -rekreacion, nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë  fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. (foto ilustrim)