Rasti i polices Bllaca, lirohet nga akuza përgjegjësi për ruajtjen e armëve
Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit Xhavit Azizi, në akuzën për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, raporton Betimi për drejtësi.
Sipas aktgjykimit, i akuzuari Xhavit Azizi lirohet nga akuzat për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas aktakuzës i pandehuri i lartcekur, duke mos i ndërmarrë veprimet e domosdoshme, të cilat ishte i detyruar t’i ndërmerrte, tani e ndjera, zyrtarja policore Valdete Bllaca, i ka fotokopjuar çelësat e zyrës dhe sirtarit metalik dhe nga aty e ka marrë armën e vet zyrtare të llojit “Gllock”, e cila armë i është sekuestruar për shkak të gjendjes shëndetësore psikike më 18 shkurt 2020, e me të cilën armë në shtëpinë e saj kishte vrarë prindërit, dy vëllezërit edhe veten.

