Rasti i vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan, sot mbahet seanca dëgjimore e policëve
Sot nga ora 10:30 do të mbahet seanca dëgjimore ndaj pesë policëve të dyshuar në rastin e vdekjes së 27 vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan.
Seanca do të mbahet në degën e Gjykatës në Lipjan.
Zejnullahu vdiq mesnatën e 6 korrikut pak pasi u arrestua nga policia.
Televizioni T7 mbrëmë ka publikuar videon ekskluzive dhe tronditëse që tregon momentet e fundit të jetës së Zejnullahut.
Në video duket qartë se Agoni ishte i shtrirë dhe i bllokuar nga disa policë.
Policët dyshohen për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

