Rasti në shkollën “Pavarësia”, mësimdhënësi lirohet nga arresti

Mësimdhënësi i përfshirë në një rast të dhunës në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, është liruar nga arresti.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.

Ai tha se kanë propozuar masë alternative ndaj mësimdhënësit. Bëhet fjalë për lajmërim në stacion policor.

Gashi shtoi se nuk kanë hapur procedura për nxënësin që shihet në video sa i përket veprimeve të tij para ngjarjes.

Ai tha se janë duke i analizuar të gjitha pamjet.