Reagimi i Prokurorisë Speciale pas rastit në ‘Kallxo përnime’  

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se ka ndjekur me vëmendje emisionin ”Kallxo Përnime”, të transmetuar më datën 24 dhe 25 tetor 2022.

Menjëherë pas publikimit të këtij emisioni, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka analizuar të gjitha të dhënat e transmetuara në këtë hulumtim medial dhe do të marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me kompetencat ligjore dhe kushtetuese të saj, për të gjithë personat e përfshirë në këtë rast, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.