Reagojnë Berishaj e Prelvukaj: Shqipëria pranoi emërtimin sllav Cem dhe Trijeshin

Hapja e një vendkalimi të ri kufitar Shqipëri-Mali i Zi ka nxitur reagime te shqiptatët e Malit të Zi për faktin që emërtimi është shkruar në gjuhën sllave.

“Çka pritet dhe cili do te jene hapi tjeter i diplomacise se Shqiperise zyrtare kur ajo pranon (!) ta quajne ne territor te vet lumin Cem (Cijevna) dhe Trijeshin (Zatrijebač) duke e legalizuar ate me vetedije te plote”, pyet profesori Martin Berishaj.

“Ajo si shtet, jo vetem qe leshoi pe, por edhe u nenshtrua si subjekt i te drejtes nderkombetare karshi Malit te Zi, duke e pranuar ta quajne ne gjuhe sllave dhe jo ne gjuhe shqipe piken e kalimit te perbashket kufitar – Cemi i Trijeshit por Zatrijebacka Cijevna!!!

Ne të drejten nderkombetare ekziston parimi qe, kur vendosen pika te perbashketa kufitare, shtetet veç e veç kane per obligim te shkruajne ne gjuhe te vet (pra ne rastin konkret – ne gjuhe shqipe emertimin, toponimin Cemi i Trijeshit) dhe Mali i Zi ne gjuhen e vet, sepse ne kete menyre jetesojne qenien e tyre politike”, thotë Berishaj.

“Si rregull pika e kalimit te perbashket kufitare do t’u mundësojmë udhëtarëve të kalojnë kufirin shtetëror më shpejt dhe më lehtë, pasi ata do të ndalen vetëm një herë për shkak të kontrollit të hyrjes dhe daljes nga të dy vendet, dhe jo më shumë se katër herë si më parë”, përfundon Berishaj.

Edhe këngëtari dhe producenti Genc Prelvukaj e ka quajtur turp atë që ka ndodhur.

“Është turp i madh dhe fyerje për gjithë shqiptarët në Mal të Zi, që autoritetet e Republikës së Shqipërisë, në pikë kontrollin e përbashkët, lumin Cem ta quajnë me emrin sllav Cijevna dhe Trijeshin një krahinë tërësisht shqiptare me emrin Zatrijebaç”.

Është njësoj sikur Kosovës t’i referohesh me emrat sllav “Kosmet” apo “Kosovo i Metohija”, thotë Prelvukaj.

“Gjithë kjo ndodhë në kohën kur shqiptarët në Mal të Zi luftojnë kundër asimilimit.

Drejtoria përgjegjëse duhet të reflektojë menjëherë dhe ta përmirësojë gabimin.

Veç kësaj edhe fshatit Grabom, brenda territorit të Shqipërisë, tabela i referohet në trajtën sllave”, thotë Prelvukaj.