Reagon asamblisti nga Gjilani: Edhe nëse do të më përjashtonin nga partia, nuk do të votoja kundër një projekti si Impianti

Asamblisti i LDK’së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Rijad Elezi, ka kritikuar ashpër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nga Gjilani, të cilët sot kanë votuar kundër marrëveshjes me BERZH’in për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza.

Elezi ka thënë për Mediafokus.info se edhe po ta përjashtonin nga partia, nuk do të votonte kundër qytetit të tij, e në këtë rast kundër këtij projekti jetik.

“Edhe sikur të më përjashtonin nga partia kur është në pytje qyteti im, nuk do të votoja kundër sic kanë bërë sot deputetët e LVV-së nga Gjilani, të cilët votuan kundër ndërtimit të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza. Kjo tregon se ata nuk kanë fare ndjeshmëri për problemin e madh të qytetarëve, sidomos në Livoç të Ulët, Malishevë, Pogragjë etj”, ka thënë asamblisti i LDK’së në Gjilan.

“Partitë shkojnë e vinë, por qyteti është i joni”, ka shtuar Elezi, teksa i ka bërë thirrje kryetarit LVV në Gjilan qe të distancohet nga ky veprim i tre deputetëve qe vijne nga radhet e kesaj partie../Mediafokus.info/