Akti i dhunës, i transmetuar para syve të publikut, ka tronditur ndjekësit e emisionit dhe ka ngjallur debat të gjerë mbi kufijtë e sjelljes brenda një formati televiziv.

Në mesin e reagimeve të shumta nga ndjekës, komentues e figura publike, ka spikatur edhe zëri i një prej ikonave të muzikës shqiptare, Adelina Ismaili.

Këngëtarja e njohur ka ndarë një mesazh në InstaStory, ku shpreh hapur mbështetjen për Gjestin dhe ndan përvojën e saj personale lidhur me dhunën dhe persekutimin.

“E njoh mirë dhunën, persekutimin, diskreditimin nga xhelozia e lakmia. Gjesti, ti je fituesi i zemrave tona”, ka shkruar Adelina në postimin e saj, duke prekur shumë ndjekës me fjalët e saj të ndjera.