Reagon i vëllai: Nazim Bllaca nuk ka vdekur
Avokati i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Ben Emerson, ka deklaruar sot se Nazim Bllaca ka vdekur. Ai, gjatë gjatë seancës së sotme në Tribunalin Special, ka thënë se Prokurori po mbështetët te dëshmitari Nazim Bllaca, i cili “ka vdekur“.
Mirëpo, burime të tjera kanë konfirmuar se kjo deklaratë e Emerson ishte vetëm një shkarje e tij, pasi që ai nuk e kishte fjalën për dëshmitarin Nazim Bllaca.
Ka reaguar edhe vëllai i Nazim Bllacës, i cili e ka mohuar lajmin, duke thënë se ai ëshjtë gjallë.
Nazim Bllaca është gjallë.
Këtë e ka konfirmuar vëllai i tij, Liman Bllaca, i cili tha se Nazimi është shëndoshë e mirë dhe nën mbrojtje ndërkombëtare.
Ai e demantoi kështu avokatin e Kadri Veselit, Ben Emmerson, i cili gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK’së dekaroi se Nazim Bllaca ka vdekur, raporton Klan Kosova.

