Reagon IKSHP: Kjo situatë si në foto është e pa tolerueshme!
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik e ka parë me shqetësim grumbullimin e njerëzve në vende publike.
Mbrëmë detektuam një rast pozitiv në Prishtinë. Ky rast nuk është për tu festuar, por për tu brengosur!
Kështu ka filluar më 13 mars!
Krejt janë raste të vetme që kanë arritur në mbi 4.000.000 në botë dhe po vazhdon akoma!
Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!
Virusi akoma gjendet në mesin tonë.
Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm.
Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike.
Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!
Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.
Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!
Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim, thuhet në reagimin e IKSHP./mediafokus.info

