Reagon Ilir Mirena pas sjelljes së ulët të Sveçlës: Kosova nuk është pronë e VV-së

Analisti e gazetari Ilir Mirena ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook pas ofendimit që ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla ia bëri gazetares tonë Besarta Hoti dje në konferencë për media.

Mirena ka shkruar në facebook se shteti nuk është pronë e Vetëvendosjes, andaj gazetarët janë të lirë të bëjnë pyetjet për të cilat mendojnë se kanë interes.

Postimi i plotë:

Te kurthuar ne mes deluzionit te epersise morale ne njeren ane dhe paaftesise monumentale per te qeverisur vendin ne tjetren, Qeveria e Kurtit dhe VV’ja, e kane bindur veten se e kane te drejten te mos pranojne asgje, te sulmojne, te kontestojne e te shpallin te pavlere gjithçka qe s’eshte ne agjendat dhe politikat e tyre ditore.

Pas disa ditesh radhazi me skandale, qe nisi me shkeljen e kushtetutes nga Arberie Nagavci, javen e permbyllen me gjuhen e ulet te Xhelal  Sveçles ndaj gazetares se Periskopit, Besarta Hoti.

Sjellja e Sveçles nuk eshte asgje per t’u habitur. Kjo sjellje eshte ne mendesine autoritare te partise se tij, mendesi qe armik kryesor e ka fjalen e lire. Eshte vetem vazhdimesi e gjuhes se VV’se dhe pushtetit aktual te tyre qe e kane kunder mediave. Se cili eshte raporti i tyre me mediat mjafton te lexohet raporti i fundit per Kosoven i Departamenit Amerikan te Shtetit.

Pushteti i VV’se duhet ta kete te qarte se mediat e Kosoves kane pritur e percjelle pushtete te ndryshme per keto 22 vitet e fundit.