Reagon Ismajli: Masat e reja do ta dëmtojnë rëndë ekonominë e Gjilanit

Arbër Ismajli ka thënë se masat e reja do ta dëmtojnë rëndë ekonominë e Gjilanit. Me vendim të qeverisë, në ora 19:00 të mbrëmjes, në Gjilan është rikthyer ora policore, raporton Mediafokus.info.

Ky vendim ka ardhur pasi Gjilani dhe tetë komuna tjera janë futur në zonën e kuqe të rrezikut, pasi në javën e fundit, qindra qytetarë rezultuan pozitivë me COVID-19.

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë për Klan Kosova se me këtë vendim, dëmtohet rëndë ekonomia e Gjilanit.

“Mendoj se masat e reja do ta dëmtojnë rëndë ekonominë e Gjilanit, por ne do ta respektojmë vendimin e Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Ismajli./Mediafokus.info/