Reagon Ismajli: Vendim i çuditshëm dhe i turpshëm

Ndaj vendimit të sotëm të qeverisë për karantinimin e disa komunave dhe reduktimit në maksimum të aktiviteteve jetësore, ka reaguar Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit.

Edhe në kohë lufte, sektorë ekonomikë dhe industrialë, prodhues, shërbyes, gastronomi etj, funksionojnë me kapacitete të plota.

Trajektore e vjetër e vendimeve të pamatura, thellësisht, të pamenduara, dhe kohëshkurtëra për qytetarët tanë.

Ky është një tërmet i radhës i cili ka efekt negativ në mirëqenien e qytetarëve, të cilët janë të shkapërderdhur ekonomikisht, e besa edhe psikologjikisht nga gjendja e rënduar e me vendime ad hoc.

Përnjëmend, vendimi i sotëm është i çuditshëm, e në anën tjetër, i turpshëm!