Reagon Lutfi Haziri pasi VV zyrtarizoi marrëveshjen me PDK-në në Gjilan

Pas zyrtarizimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje në Gjilan nga ana e Lëvizjes Vetëvendosjes me PDK-në, ka reaguar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Haziri ka thënë se ky është vullnet i funksionarëve e jo qytetarëve.

Postimi i plotë:

Pas zgjedhjes së kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal të Gjilanit, në emër të LDK-së, iu dëshiroj suksese në punë në interes të qytetarëve.

LDK është partia më e madhe në Kuvend dhe do të sillet si e tillë. Besimin e qytetarëve do ta shtyjmë përpara si opozitë në bashkëpunim me të gjithë.

LDK ka qenë dhe do të mbetet gardiane e interesave të qytetarëve të Gjilanit.

VV ka zgjedhur partnerët politikë dhe ky është vullnet i funksionarëve e jo qytetarëve!