Reagon PSD pas arrestimit të Dardan Molliqajt
Partia Socialdemokrate ka dalë me reagim pas arrestimit të kryetarit, Dardan Molliqaj dhe aktivistëve tjerë të partisë, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të PSD-së, thuhet se aparatura shtetërore është vënë në funksion të përndjekjes së opozitës dhe se arrestimi i aktivistëve të partisë është bërë dhunshëm.
“Aparatura shtetërore është vënë në funksion të përndjekjes së opozitës. Arrestimi i Dardan Molliqajt është i paligjshëm sepse ka shkelë procedurat e kodit penal në fuqi. Arrestimi i aktivistëve të tjerë pos që nuk ka arsyetim, është bërë dhunshëm, me rrahje, kërcënime e sharje nga policia”, thuhet në postim.
PSD kërkon lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt dhe aktivistëve Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça
Dardan Molliqaj u arrestua në përfundim i prostestës së veteranëve në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për sulmin fizik ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazin.
Gjatë arrestimit të kreut të PSD-së, njësitet policore kanë hasur në rezistencë nga Krasniqi e Hyseni, të cilët u prangosën menjëherë për ta vënë situatën nën kontroll.

