Reagon Riza Xhakli: Me Xhakliqët jemi kushërinj të një gjaku

Një shkrim i profesorit Qazim Namani, i publikuar edhe në portalin Mediafokus.info, ku ai shjegon prejardhjen e familjes serbe Xhakliq në Shillovë të Gjilanit, ka nxitur reagimin e veprimtarit dhe aktivistit të njohur kosovar, Riza Xhakli.

“Jemi kusherinj të një gjaku”, ka shkruar ai, duke u nxitur nga pyetja jonë, si shtesë e shkrimit të profesorit Namani: ‘A janë kushërinj familjet Xhakli dhe Xhakliq’?

“Kur ne Xhaklajt jemi konvertuar në besimin islam, rreth viteve 1870-1880, ata e kanë mbajtur besimin ortodoks, por me kohën janë asimiluar në serb”, ka thënë Xhakli.

Ai ka sqaruar edhe një rrethanë tjetër interesante sa i përket raportit mes Xkaljave dhe Xhakliqve.

“Lidhjet thuaja i kemi mbajtur, ashtu brishtë, por në raste ngushëllimi kemi shkuar te njëri tjetri”, ka thënë më tej Riza Xhakli.

Familjet Xhakli në Gjilan janë me prejardhje nga Kishnapola, ndërsa familja Xhakliq jeton në Shillovë të Gjilanit./Mediafokus.info