Redoni i dërgon mesazh Eglit në Big Love
BBVA sjellë herë pas here edhe mesazhet nga jashtë për banorët e shtëpisë.
Së fundmi, Redon Berani i ka dërguar një mesazh Egli Takos, duke i dhënë forcë dhe mbështetje në këtë rrugëtim sfidues.
Redoni, një nga banorët më të komentuar, shprehu të gjitha ndjenjat e tij për Eglin.
“Sytë janë pasqyra e shpirtit tënd të bukur. Të lutem mos lejo të venitet shkëlqimi që reflektohet në to. Kjo eksperiencë do mbarojë dhe unë mezi pres të të takoj,” – janë fjalët e Redonit, të cilat kanë prekur Eglin e cila u emocionua shumë.
Këto fjalë jo vetëm që tregojnë mbështetje, por gjithashtu pasqyrojnë vlerësimin dhe lidhjen emocionale që ata kanë ndërtuar brenda kësaj përvoje të vështirë.
Egli, përballë këtyre situatave, ka treguar forcë dhe qëndresë, ndërsa përpiqet të menaxhojë emocionet dhe presionet që vijnë nga ambiente të tilla. Mesazhi i Redonit vjen si një thirrje për të qëndruar të fortë dhe për t’i besuar vetes.

