Reduktohen kolonat në pikat kufitare, pritjet në Merdarë deri në gjysmë ore

Pika kufitare në Merdarë vazhdon të jetë e ngarkuara nga fluksi i mërgimtarëve, ndonëse mëngjesin e të martës kanë filluar të reduktohen kolonat.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitare në faqen e sajë zyrtare ka bërë të ditur se sot, kolonat në Merdarë janë deri në 100 metra për të dalë nga Kosova.

Sipas QKMK-së, në këtë pikë kufitare, për të dalë nga Kosova qytetarët, mëngjesin e sotëm, po presin deri në 30 minuta.

Po ashtu bëhet e ditur se pritje për të dalë nga Kosova, deri në 30 minuta ka edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.

Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata.