Reduktohen kolonat në pikat kufitare të Kosovës, por pritjet janë ende të gjata

Edhe sot kanë vazhduar pritjet në hyrje-dalje të Kosovës, në disa prej pikave të saj e sidomos në Merdare, ku shihen më shumë kolona.

Në Merdare, pritjet në dalje janë nga 80-90 minuta, ndërsa kolona është e gjatë 400-500 metra.

Ngjashëm pak a shumë është edhe te Dheu i Bardhë, në pjesën e Anamoravës, ku pritjet në dalje janë mes 85-90 minuta.

Në pikë kalimin kufitar me Shqipërinë, në Vërmicë, daljet shkojnë 15-20 minuta./Mediafokus.info