Reduktohen pritjet e mërgimtarëve në kufi, 10 minuta te “Dheu i Bardhë”
Ditëve të fundit është shtuar fluksi i mërgimtarëve që vijnë në vendlindje, të cilët përballen me pritje të gjata në pikat kufitare me Kosovën.
Për dallim nga ditët e kaluara, sot gjendja duket më e qetë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitare, pritjet në mëngjesin e së mërkurës shkojnë deri në 10 minuta te “Dheu i Bardhë”.
Ndërkaq në Merdarë, pritjet nuk janë më të gjata se pesë minuta, sikurse edhe nëpër të gjitha pikëkalimet tjera.

