Referendumi i vitit 1992 në kujtimet e një veprimtari të Luginës
Agim Hasani
Ishte një përgjigje kohës, e vullnetit gati apsolut të shqiptarëve të Luginës. Si shprehje kundër diskriminimit shekullor, përjashtimit nga jeta institucionale, dëbimit, degradimit, poshtrimit lindi ideja e organizimit të referendumit me të vetmen pyetje “A jeni për autonomi politiko territoriale me të drejte bashkimi me Kosovën”.
Guxim i madh qytetar e intelektual.! Tërrnoci si gjithëherë duhej të merrte vendim i pari. Nga fakti se ishte vedbanimi ma i madh i banuar me shqiptarë.
Fshati ftoi 50 intelektualë në një takim te lokalet e stadiumit.
Edhe pse ma i riu i pari e kërkova fjalën për të lexuar fjalimin që e kisha përqëndruar në dhjetë pika.
Ende e kam të freskët se njëra nga ato pika ishte një thënie e Sami Frashërit “Ne tani po jetojmë në një shtëpi e cila po rrëzohet, po shemet, prandaj duhet të largohemi sa ma parë që të jemi të shpëtuar”.
Menjëherë pastaj e mori fjalën prof Ramadan Daci dhe tha shkurt: pas fjalimit të Agimit nuk kemi çka bisedojmë se edhe vendimi i Partise (PVD- së) është të organizojmë referendumin.

Pastaj më kujtohet……
Në këtë takim u kërkua të caktohen personat që do të qëndrojnë te kutijat e votimit. Ishte nje moment i vështirë, heshtje e rëndë, sepse nuk ishte lehtë duke e marr parasysh regjimin e kohës, presionin që zhvillohej që mos ta mbanim referendumin e tjera.
Heshtjen tepër të rëndë e theu i ndjeri Rexhep Adili i cili doli me propozimet te lagjeja e Strugarëve.
Pastaj ngritet Xheladin Ahmeti i Shtekve e propozon veten dhe mua dhe tha se për personin e trete ne do të vendosim më vone.
Pastaj më kujtohet…..
Në vlugun e organizimit vie Rexhep Hasani i ndjerë që ishte promotor i levizjes dhe i proceseve të kohës dhe kërkon dy vullnetare për të shkuar në Preshevë me i marrre fletevotimet.
Pasi nuk lajmërohet askush, atëherë unë kisha shoqëri të ngushtë me Rexhepin dhe lajmërohem, por lajmërohet edhe Rexhep Adili.
Me një Kadet (auto marka opel) të Rexhep Hasanit shkojmë në Raincë i marrim fletvotimet dhe kthehemi në Letovicë i dorzojmë fletvotimet, pastaj në Nesalce, Osllar, Lluçan (aty i lëmë për Dobrosin dhe Konçul).
Kur arrijme te rruga për në Turi, Rexha thotë do t’i biem drejt punktit të policisë në hyrje të Bujanocit.
U ndjeva shumë i frikësuar dhe iu luta Rexhës mos të shkojmë ka Turija në Tërrnoc e pastaj lehte e kemi për ta dërguar materialin në Bujanoc.
Pas shumë lutjeve Rexha e miratoi mendimin tim dhe kështu pa u hetuar nga policia ne e bëmë shprëndarjen e materialit.
U zgjodha anëtar i kryesisë nga Bujanoci për shpalljen e referendumit. Atëhere nuk ishte vështirë të zgjidhesh, nuk kishte konkurencë, sepse vlonte vullnetarizmi…..
Kujtimet vazhdojnë…
Vendvotimi në lagjen e Strugarëve në foto Komandant Lleshi Ridvan Qazimi, Rexhep Adili, Reshat Bajurami, tani të ndjerë dhe Tevide Maliqi, tani doktoreshë, Tevide Maliqi Bicaj ndër komisioneret e rralla femër e cila në atë kohe vullnetarisht pranoi të jete udhëheqëse e vendvotimit në Tërnoc.


