Referendumi, VV me shumicë dërrmuese miraton koalicionin me LDK’në

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura sot sipas parimit “një anëtar-një votë”, baza e Lëvizjes Vetëvendosje votoi me demokraci direkte për koalicionin e LVV me LDK, ku për votuan 95.99 përqind, kundër 3.64, ndërsa vota të pavlefshme ishin 0.37 përqind.

“Ky rezultat dëshmon për vullnetin e madh e të palëkundur drejt ndryshimeve të domosdoshme në qeverisjen e vendit, në përputhje me besimin e dhënë nga qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit”, thuhet në njoftimin për media të Vetëvendosjes.

Ndryshe, të hënën, deputetët e Kuvendit të Republikës do ta votojnë qeverinë me kryeministër Albin Kurtin./MediaFokus/