Reforma e Kastratit pezullohet në Koretin dhe Topanicë
Reforma në arsim e kryetarit të Kamenicës, Qendron Kastari, nuk do të zhvillohet më tutje, të paktën në dy shkolla.
Kryetari Kastrati ka deklaruar se është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit për ta pezulluar reformën në arsim, raporton kamenicapress.
Sipas tij, reforma do të pezullohet në shkollat e fshatrave Koretin e Topanicë.
Riorgnizimi do të mbetet në Busavate, pavarësisht se edhe atje kundërshtimi i prindërve ndaj kësaj reforme është i madh.
“Reforma do të vazhdojë në të ardhmen, por veprimet do t`i bashkërendojmë me Ministrinë e Arsimit”, ka thënë Kastrati./mediafokus.info

