Refuzon t’ia blejë armën, e ‘ha’ shishen në kokë

Një person në Prizren është goditur me shishe qelqi në kokë nga një i dyshuar i panjohur pasi ka refuzuar t’ia blejë armën e ofruar prej tij.

Njoftimi i policisë:

Prizren 21.05.2022 – 01:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar mashkull deri më tani i pa njohur iu kishte ofruar dhe e kishte pyetur nëse është i interesuar për ta blerë një armë, pasi viktima kishte refuzuar i dyshuari e ka goditur me një shishe qelqi në kokë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor, rasti vazhdon të hetohet. (foto arkiv)