REL has në autokolonën ushtarke serbe që shkon nga Vranja drejt Nishit
Radio Evropa e Lirë, edicioni në gjuhën serbe, raportojnë se sot kanë hasur në një autokolone ushtarake në jug të Serbisë, e cila ka qenë duke lëvizur nga Vranja në drejtim të Nishit.
Kjo lëvizje e trupave serbe është hasur pak orë pas alarmeve të ngritura nga Washingtoni dhe Brukseli për shtim të madh të forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën.
Kolona me veturat e ushtrisë serbe, siç thekson reporteri i REL, rreth mesditës ka qenë duke lëvizur nga jugu në veri të Serbisë.
