‘Relax Hana, se po të pret Nana’ – hiqen tabelat kreative në rrugët e Kosovës
Reklamat kreative nëpër rrugët e Kosovës, të cilat e kishin impresionuar edhe ambasadorin shqiptar, Minxhozi, si gjetje interesante për të tërhequr vëmendjen e shoferëve të ‘ngutshëm’, nuk do t’i shihni më.
Ministria e Infrastrukturës ka ndëmarrë aksion për largimin e reklamave të tilla.
“Sot filluam aksionin për heqjen e reklamave në gjithë brezin rrugor të autoudhëve për të vazhduar me heqjen e të gjitha reklamave në ura, mbikalime e nënkalime në të gjitha rrugët regjionale e nacionale”, ka njoftuar Durmishi.

Tash e tutje, sipas tij, reklamat do të vendosen vetëm në hapësirat ku i lejon ligji dhe duke respektuar kriteret e procedurat.
Përndryshe, në këto tabela shkruhej ‘Relex o Baton, le at` telefon’, ‘Relex Ragip, lidhe qat rrip’, ‘Kujdes Filloretë, s`ke hypë në raketë’, ‘Relax Hana, se po të pret Nana’, ‘Relax oj Arbëreshë, mos u qo peshë’, ‘Relax Mahmut, mos u ngut’ e të tjera./Mediafokus.info

