‘Relax Hana, se po të pret Nana’, tabela që impresionoi diplomatin shqiptar
Diplomatin shqiptar Arben Çejku e kanë impresionuar disa tabela provaktive në autostradën ‘Ibraghim Rugova’ në Kosovë, të cilat janë të destinuara për shoferët që nguten, duke harruar se sa të rëndësishëm janë ata për familjet e tyre.
Një set interesant dhe unik i tabelave paralajmëruese për shoferët që udhëtojnë në autostradën “Ibrahim Rugova” nga Kukësi në Prishtinë.
“Kur humori përdoret me finesë për të parandaluar aksidentet dhe tragjeditë familjare që rrjedhin prej tyre.
Të njëjtat tabela vlejnë edhe këtu në Shqipëri, ku aksidentet nuk e lidhin rripin fare…”, ka komentuar diplomati shqiptar.
Në këto tabela shkruhet ‘Relex o Baton, le at` telefon’, ‘Relex Ragip, lidhe qat rrip’, ‘Kujdes Filloretë, s`ke hypë në raketë’, ‘Relax Hana, se po të pret Nana’, ‘Relax oj Arbëreshë, mos u qo peshë’, ‘Relax Mahmut, mos u ngut’ e të tjera./Mediafokus.info

