Remi: UÇK-ja mbrojti kombin, çdo qëndrim publik kundër Thaçit dhe të tjerëve është qëndrim kundër lirisë dhe dinjitetit kombëtar
Kërkesat e prokurorisë për dënime ekstreme ndaj udhëheqësve të UÇK-së janë politike dhe të ndikuara nga shërbimet armiqësore, kjo kuptohet. UDB-ja dihet çfarë është dhe çfarë bën.
Por shqiptarët që sot sulmojnë Hashim Thaçin dhe bashkëluftëtarët e tij, analistë e opinionistë që dalin kundër UÇK-së, nuk janë keqkuptim.
Janë zgjedhje.
Dhe çdo zgjedhje ka llogari për të dhënë: para kombit, para familjes dhe para (fëmijëve të tyre) brezave që vijnë.
UÇK-ja përfaqëson luftën çlirimtare të një populli të tërë.
Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij janë pjesë e historisë sonë kolektive dhe e sakrificës kombëtare.
Çdo qëndrim publik kundër tyre është qëndrim kundër lirisë dhe dinjitetit kombëtar.
Dhe çdo qëndrim i tillë mbart përgjegjësi morale, historike dhe kombëtare./Rrustem Mustafa – Remi

