ReMusica nis sonte, sivjet i kushtohet ndryshimeve klimatike
Sot në Prishtinë hapet festivali ReMusica, i cili këtë vit trajton temën e ndryshimeve klimatike.
Edicioni i 21-të i Festivalit ReMusica “THE SOUND OF CHANGE” këtë vit trajton temën e ndryshimeve klimatike dhe bën thirrje për të rritur ndërgjegjësimin tek publiku për veprim klimatik.
E gjithë kjo është reflektuar në programin e sivjetmë, duke u kujdesur që në përmbajtjen e tij të ketë një mori veprash me këtë temë dhe me fokus në katër elementet e natyrës – Toka, Uji, Ajri dhe Zjarri.
“Ndryshimi klimatik është çështja përcaktuese e kohës sonë. Nuk është një kërcënim i largët. Ai po afrohet çdo ditë e më shumë, shumë më shpejt nga sa mund të mendojmë … Të gjithë ne kemi një rol në këtë luftë dhe të gjithë ne mund të bëjmë një ndryshim. Çdo veprim ka rëndësi, i madh dhe i vogël ” (Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon)

