Rëndohet bilanci i vdekjeve në Shqipëri në ditën e fundit të vitit
Dita e fundit e vitit 2020 ka rezultuar tragjike për 7 persona ne Shqipëri, të cilët nuk kanë arritur ta fitojnë dot betëjën me COVID-19.
Nëse krahasojmë shifrat bilanci i sotshëm ishte më tragjik se dje, ku humbën jetën 4 persona.
“Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19; 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Miloti, të moshave 55-82 vjeç. “, njofton ministria e Shëndetësisë.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon: Janë kryer 2,350 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 589 qytetarë, 8 raste më shumë se dje.

