Rënia e çatisë, Prokuroria ndalon një zyrtar të Komunës dhe përgjegjësin e kompanisë
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se lidhur me rastin e rënies së çatisë të objektit të Komunës së Prishtinës në Arbër ka ndaluar dy persona. Bëhet fjalë për zyrtar komunal me inicialet Y.J dhe personi përgjegjës i kompanisë që ka kryer punimet me inicialet B.B, shkruan Express.
Gjithashtu bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e 23 vjeçares që u lëndua mbetet kritike.
“Po ashtu, ju njoftojmë se nga ana e Prokurorit të Shtetit është angazhuar eksperti gjyqësor nga lëmia e ndërtimtarisë në këtë çështje penale, në të cilën po vazhdojnë të zhvillohen hetime në koordinim me institucionet relevante”, përfundon njoftimi.

