Rep artisti Don Mehmeti lanson këngën e re “Ti Amo”
Rep artisti nga Vitia, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Atdheton Mehmeti, ka lansuar sot për publikun videospotin e këngës së re, të cilën e ka titulluar “Ti Amo”, shkruan Mediafokus.info.
Kjo është kënga e pestë e tij, ndërkaq në një prononcim për Mediafokus.info, Mehmeti pret që kjo këngë t’i pëlqejë publikut shqiptarë, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme.
Teksti është shkruar nga Buci i labelit Tik-Tak dhe nga babai i artistit, Besim Mehmeti.
Video spoti është realizuar nga “Dardan Visuals”./Mediafokus.info/
Ndiqeni video spotin e Don Mehmetit:

