Reperi i njohur kosovar shtrihet në spital

Reperi i njohur kosovar, Getoar Aliu, i njohur me emrin artistik Getinjo, me anë të një postimi në Instagram, tregoi se është sëmurë dhe po mjekohet në spital.

Ai nuk tregoi se për çfarë ankon, por duket se nuk është diçka serioze, ani pse shqetësoi fansat e shumtë të tij.

Kujtojmë se Getinjo mbrëmë ka publikuar një ‘freestyle’ për të cilin ka marrë vetëm komente pozitive nga ana e fansave dhe kolegëve të tij.