Retro: A i kemi ende dajtë e fortë?
Në vitin 2007, Veton Surroi si kryetar i Partisë Reformiste ORA, kishte vizituar disa fshatra të komunës së Mitrovicës, matanë Ibrit.
Pjesëtarët e Shërbimit Policor të Kosovës nuk lejoheshin ta kalonin Ibrin asokohe.
Në takim me banorët, Surroi kishte thënë se në bisedime kemi hyrë për shkak të kërkesës së bashkësisë ndërkombëtare, duke i siguruar ata se “Hasmin e kemi të fortë, por miqtë i kemi edhe më të fortë”.
Surroi kishte folur edhe mbi mundësinë e ndarjes së Kosovës.
“Qëndrimi ynë si Grup Negociator është se Kosova duhet me u pavarësua në tërësi. Në momentin kur dikush mendon se ka me mujtë me bo pazar me territor të Kosovës, ne do t`i lëshojmë ato negociata”.
Edhe qëndrimi amerikan është se nuk ka ndarje, kishte thënë Surroi atëherë
13 vite më vonë kemi ardhur në pozitë të shtrojmë pyetjen “A i kemi ende dajtë e fortë apo jo, apo rrezikojmë të lagemi në Ibër të gjithë”
Do të ishte interesant të dimë përgjigjen e Suroit në këtë që nuk është vetëm pyetje, po edhe dilemë. /mediafokus.info

