Retro: Kur Thaçi thoshte: Në çdo rrethanë, Kosova do të jetë e pavarur
‘Në çdo rrethanë, Kosova do të jetë e pavarur, por pas pavarësisë Kosova duhet të punojë shumë për investime, ekonomi të qëndrueshme, vende të reja pune, për arsim e shëndetësi më cilësore dhe për jetë më të mirë’, kishte thënë lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, gjatë një takimi me mësimdhënës në Gjilan, në vitin 2007.
Ai ishte shprehur i impresionuar me vullnetin dhe punën e mësimdhënësve për të qenë pjesë e çlirimit dhe e të ardhmes së vendit, në të gjitha periudhat.
Thaçi iu ishte shmangur datave se kur do të jetësohet pavarësia e Kosovës, por kishte thënë se gjithçka është e qartë dhe pavarësia e Kosovës është e pashmangshme.
‘Për statusin e Kosovës ka vendosur populli i saj, i cili tash e ka edhe përkrahjen e paluajtshme të SHBA-së dhe BE-së. Po bëhen përpjekje që edhe Rusia të pajtohet me pavarësinë e Kosovës, e cila tani mban qëndrim ndryshe nga SHBA-ja dhe BE-ja’
Thaçi i kishte hequr dilemat nëse Kosova do të jetë ose jo e pavarur.
‘Në çdo rrethanë, Kosova do të jetë e pavarur, por pas pavarësisë Kosova duhet të punojë shumë për investime, ekonomi të qëndrueshme, vende të reja pune, për arsim e shëndetësi më cilësore dhe për jetë më të mirë’./Mediafokus

