Revista e njohur franceze për art prezanton piktoren kosovare Lebibe Topalli

Piktorja kosovare, Lebibe Topalli është prezantuar në revistën franceze me disa punime të saj, ku bëjnë përshtypje sidomos muralet. 

Në revistën franceze “STREET ART MAGAZINE” me titullin “Les murs du confinement sreet art et covit -19”, në mesin e shumë artistëve nga 50 vende të ndryshme të botës, janë prezantuar edhe disa punime spontane të realizuara gjatë karantinimit nga piktorja shqiptare Lebibe Topalli, transmeton albinfo.ch.

Lebibe Topalli Shabani është e lindur në Ferizaj, në vitin 1981. Ajo ka mbaruar studimet për arte pamore në Universitetin e Tetovës, ndërsa masterin në arte e ka bërë në Universitetin e Prishtinës.

Aktualisht punon si mësimdhënëse në Shkollën e Mesme të Arteve “Çesk Zadeja” në Ferizaj.

Lebibe Topalli ka bërë shumë ekspozita me pikturat e saj në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe Zvicrën, ku jeton një numër i madh i shqiptarëve.

Fotografia e Lebibe Topalli

Fotografia e Lebibe Topalli