Tashmë familja Lushi ka hapur dyert për ngushëllime, për 57-vjeçarin Rexh Lushi dhe nënën e tij Fatime Lushi.

Një bashkëfshatar i 57-vjeçarit ka thënë se nuk kishte mundësi ta ndihmonte. Ai ka treguar momentin kur bashkëshortja pasi ka dalë, e ka thirrur Lushin të dalë nga banesa e përfshirë nga flakët, por nuk ka dëgjuar zë.

“Rexha ka jetuar këtu, ndërsa fëmijët i ka në emigrim. Edhe vëllezërit i ka në emigrim në Angli. Vetë jetonte me nusen dhe me të ëmën. Në orën 1 të natës ka dalë jashtë dhe ka lajmëruar policinë. Ka hyrë për të nxjerrë nënën nga shtëpia. Bashkëshortja ka dalë jashtë dhe e ka thirrur: Hajde dil jashtë por nuk ka dalë, ka ngelur brenda”, është shprehur Shkozet Bebexhia, një tjetër bashkëfshatar i viktimave.

Fqinjët kanë rrëfyer momentin kur gjetën trupat e viktimave.

“Rexhën e kemi gjet t’u u kallë akoma në kuzhinë. E kemi nxjerrë jashtë. Ishte i dëmtuar fare, i shkrirë komplet”, ka thënë për Report TV Neritan Koka, një tjetër banor i fshatit.

Banorët e fshatit besojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e problemeve me energjinë elektrike. (foto ilustruese)