Rexhepi apo Ramadani, cili do të jetë kanditat i PVD-së për kryetar të Bujanocit?
Kuvendi i Degës së Partisë për Veprim Demokratik do të vendosë të mërkurën se cili do të jetë kandidati për kryetar të Komunës së Bujanocit, Rexhepi apo Ramadani.
Në garë është Driton Rexhepi dhe Enver Ramadani, të cilët do t’i prijnë listës së PVD’së, në zgjedhjet e ardhshme lokale, transmeton Mediafokus.info.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i kësaj partie, njëherësh edhe i Bujanocit, Shaip Kamberi, i cilim ka paralajmëruar proces demokratik të brendshëm./MediaFokus/

