Rreziku nga rrezatimi në radiologji
Sabedin Sherifi
Demet e rrezatimit nuk mund te preken, te shihen, degjohen, thithen ose te shijohen. Ne rradhe te pare, infermieret duhet te ndergjegjesohen per potencialin e tij demtues nepermjet vezhgimit te efekteve mbi pacientet/klientet te cilet trajtohen me radioterapi (terapi me ane te rrezatimit), edhe pse ato (infermieret) mund te mos mendojne se jane vete te rrezikuara.
Dozat e larta te rrezatimit jane fatale (vdekjeprurese). Problemet te njohura shendetesore te shkaktuara nga rrezatimi perfshijne efekte somatike akute, siç jane djegiet, kataraktet dhe steriliteti, qe shfaqen pas ekspozimit ndaj dozave te menjehershme. Jo me pak dramatike, por qe shfaqen pas nje intervali me te gjate, jane efektet somatike te vonshme – kryesisht kanceri (veçanerisht ai i kockave dhe gjoksit, si edhe leucemia) dhe demtimet e fetusit. Ekspozimi ndaj rrezatimit i organeve riprodhuese te njeriut mund te çoje ne anomali gjenetike, qe ndoshta mund te vazhdojne per breza (gjenerata) te tere.
Niveli i rrezatimit, ndaj te cilit jane te ekspozuara infermieret ne spital, eshte ne nje mesatare shume te ulet, por rendesia e rrezikut te efekteve te tij sugjeron qe duhet te merren te gjtha masat e mundshme per te mbrojtur punonjesit shendetesore. Rrezet –X jane burimi me i qarte i rrezatimit, por burimet e tjera siç jane impiantet radioaktive, lengjet dhe mbeturinat tregojne se pavionet, lavanderite, sallat e operacioneve dhe morgu jane qe te gjitha vende ne te cilat stafi ka nevoje te jete veçanerisht vigjilent.
Energjia radioaktive ndahet ne jonizuese dhe jo-jonizuese; tipi i fundit nuk e ndryshon strukturen atomike te qelizes dhe nuk perben shqetesimin tone ketu. Megjithate, rrezatimi jonizues eshte gjeresisht i perdorur si ne mjekesine diagnostikuese ashtu edhe ne ate terapeutike. Llojet e rrezeve qe perdoren me teper ne spitale jane rrezet-X, qe prodhohen nga nje makine elektrike, ndersa rrezet alfa, beta dhe gama fitohen nga substancat radioaktive te quajtura radioizotope. Per qellime praktike burimet e rrezatimit ne spital mund te ndahen ne kater grupe.
Burimet e mbyllura
Keto jane substanca radioaktive te siguruara ne kuti te mbyllura dhe te veshura nga brenda qe perdoren per transport dhe ruajtje. Disa implantohen tek pacientet, per shembull, per trajtimin e karcinomes se qafes se mitres, ndersa burime te tjera te mbyllura perdoren neper laboratore.
Burimet e hapura
Keto zakonisht jane ne forme lengjesh qe perdoren ne provat laboratorike ose injeksione per pacientet. Jodi-131 per tratimin e kancerit te tiroides eshte nje shembull i tille.
Mbeturinat
Keto jane lende kimike radioaktive, paisje ose mbulesa siperfaqesh te perdorura te cilat nuk mund te dekontaminohen, si edhe ekskrecionet (jashteqitjet) radioaktive te pacienteve.
Makinerite
Mjeksia berthamore perdor nje numer makinerish per te emetuar nje rrezatim plotesisht te percaktuar ne nje drejtim te dhene, por jane gjithashtu te mundshme disa humbje dhe shperndarje te rrezeve. Mjetet e radilogjise, skanerat, pershpejtuesit e elektroneve dhe mikroskopet elektronike futen ne kete kategori. Rrezet-X perbejne rreth 90% te rrezatimit spitalor.
Nivelet e sigurise
Sa jane te rrezikura infermieret dhe personeli tjeter mjekesor prej rrezatimit? Nuk ka nivel te sigurt te rrezatimit, prandaj nga pikepamja e mungeses se konsensusit eshte me mire te pranohet, ashtu sikurse edhe per argumente te tjere mbi shendetin dhe sigurine, qe ekspozimi – i qellimshem ose jo – duhet te mbahet ne nje minimum absolut dhe te ndiqen masat me strikte te sigurise.
Stafi i ekspozuar gjate punes ndaj rrezatimit duhet te kryeje ekzaminime mjekesore ashtu si edhe pjesa tjeter e stafit, sipas programeve te shendetit profesional, perderisa nuk ka ndodhur ndonje mbi-ekspozim, i cili duhet te hetohet dhe pasojat shendetesore te vleresohen.
Limiti i shendetit profesional nuk duhet te çoje ne asnje pasoje shendetesore, e cila mund te zbulohet ne kete menyre. Per shkak se efektet kane veti grumbulluese, eshte thelbesor monitorimi i kujdesshem i stafit shendetesor gjate periudhave te ndryshme, gjithashtu eshte e nevojshme qe te identifikohen me kujdes punonjesit shendetesore per te cilet eshte i nevojshem monitorimi individual. Vendimi duhet te merret nga menaxhimi operacional dhe duhet te jete subjekt i rishikimit nga njesite (trupat, komisionet etj) rregullatore.
Mbrojtja
Veprimtaria e nevojshme per te mbrojtur infermieret nga rrezatimi mund te konsiderohet ne tre kategori: njohjen e rrezikut, monitorimin e rrezikut dhe reduktimin e ekspozimit ndaj rrezikut.
Njohja
Te gjitha burimet e rrezatimit, megjithese te vogla, duhet te etiketohen me simbolin e njohur nderkombetar te rrezatimit qe vendoset ne nje fushe me ngjyre te verdhe. Paralajmerimet dhe udhezimet duhet te shtypen ne gjuhen qe perdorin stafi dhe pacientet. Dritat paralajmeruese jashte dhomave te rrezeve-X dhe vendeve te tjera duhet te punojne vazhdimisht.
Çdo infermiereje do t’i duhet te kaloje permes rrezatimit ne ndonje kohe dhe eshte e rendesishme qe gjithkush te kryeje trainim te plote gjate kohes se punes, pa ulje te pagese ose te pushimit (per kohen e trainimit), per te mesuar si te njohe rrezikun, situatat paralajmeruese dhe te familjarizohet me procedurat e urgjences. Çdonjeri gjithashtu duhet te familjarizohet me politiken lokale mbi mbrojtjen nga rrezatimi, e cila duhet shperndahet dukshem dhe te diskutohet gjeresisht, duke perfshire edhe mendimet prej infermiereve mbi çeshtje te tilla si kujdesi ndaj pacienteve ‘radioaktive’.
Monitorimi
Nje metode e thjeshte per te matur sasine e rrezatimit qe merrte nje person ka qene perdorimi i nje filmi radiologjik i cili mbeshtillej rreth krahut gjate oreve te punes. Filmi duhet te nderrohej dhe te zhvillohej (lahej) ne baze te rrethanave ne te cilat ai (filmi) vendosej; kjo metode tregon
nivelin e rrezatimti nepermjet nxirjes se filmit, por vetem per pjesen e trupit ku eshte vendosur. Per kete arsye, filmat duhet te vendosen ne pjeset me te prekshme – zakonisht tek organet genitale – megjithese kjo nuk eshte praktika e zakonshme. Ne shume vende mbajtja e filmit eshte zevendesuar nga nje metode tjeter: dozimetrat me termoluminishence (DTL).
Duhet te merren masa per te hetuar shkakun n.q.s rrezatimi i grumbulluar po i afrohet ose i ka kaluar limitet, te percaktuara ne regjistrat e zyrtareve te sigurimit ndaj rrezatimit. Anetari i stafit duhet te largohet menjehere ne nje zone qe nuk do t’i ekspozohet rrezatimit te metjshem. Te gjithe anetaret e stafit, te cilet i ekspozohen rregullisht rrezatimit gjate punes, duhet te detyrohen te zbatojne nje metode e cila regjistron nivelin e ekspozimit, dhe çdonjeri prej tyre duhet te informohet per rezultatet.
Nje dozimeter nuk siguron mbrojtje, ai vetem regjistron ekspozimin pas ndodhise – por mund te jete teper vone. Per me teper, ai nuk e regjistron dozen ne te gjithe trupin. Ne zonat me rrezik te larte mund te vishen dozimetra xhepi per alarm per te dhene alarmin mbi nivelet e rrezikshme.
Perdorimi i filmave eshte vetem nje udhezim orientues per ekspozimin ndaj rrezatimit, dhe nuk duhet te konsiderohet si nje zevendesues per monitorimin e detajuar te ambientit nga ana e menaxhuesve. Matjet e kujdesshme, siç jane provat e fundit duke perdorur dozimetrat me termo-lumineshence, duhet te kryhen çdo vit dhe sa here qe futet ne pune nje pajisje e re ose largohet nje pajisje e vjeter.
Reduktimi i ekspozimit
Mbrojtja me e mire kunder rrezatimit eshte te ulesh ekspozimin ndaj tij. Distanca, veshja mbrojtese dhe shpejtesia jane tre parimet e rendesishme qe duhen mbajtur mend.
Distanca eshte teper e rendesishme, sepse sa me teper larg qe te jeni nga burimi, aq me pak rrezatim do te merrni ne nje interval kohe te caktuar – dhe sipas Ligjit te Fuqise ne Katror, doza reduktohet ne menyre te dukshme me rritjen e distances: psh n.q.s distanca dyfishohet, doza rrezatuese reduktohet kater here. Kjo eshte veçanerisht e rendesishme kur ne pavion perdoret nje aparat portativ radiografie (rreze-X), ose ne rastet kur kryen sherbim infermierk ndaj pacienteve/klienteve radioaktive.
Infermieres nuk duhet t’i kerkohet te jape mbeshtetje fizike per nje pacient i cili merr rreze-X (ben radiografi p.sh), nese kjo nuk eshte e domosdoshme (p.sh me nje femije mund t’i kerkohet prindit qe ta mbaje femijen). Infermieret te cilat jane ose deshirojne te ngelen shtatzena, asnjehere nuk duhet te perfshihen ne detyra te tilla.
Veshja mbrojtese eshte e vlefshme, sepse materialet e tilla si betoni ose plumbi thithin nje sasi te madhe te rrezatimit radioaktiv. Departamentet e radioterapise dhe diagnostikimit jane ndertuar me materiale mbrojtese te ketij lloji. Duke veshur nje perparese plumbi, ose duke qendruar prapa nje mburoje levizese, reduktohet ekspozimi, por kjo eshte menyra e fundit e cila duhet te perdoret vetem nese procedura mbrojtese eshte e pamundur te perseritet ose zevendesohet.
Kujdesimi per nje pacient duke veshur nje perparese ose tunike plumbi, eshte i papershtatshem dhe duhet te menjanohen edhe perpjekjet te cilat injorojne mbrojtjen.
Sa me pak kohe kalon duke qendruar afer nje burimi rrezatimi, aq me pak rrezatim merr, keshtu shpejtesia eshte nje parim tjeter jetesor qe duhet te mbahet ne mendje. Trajtimi dhe kujdesimi duhet te kryhen sa me shpejt qe e lejon efikasiteti i punes.
Masa te tjera gjithashtu mund te ndihmojne per te reduktuar ekspozimin.
Se pari, a ka ndonje procedure tjeter e cila eshte me e sigurte?
Se dyti, a eshte procedura me te vertete e nevojshme? Ka disa evidenca qe tregojne se rrezet-X, per qellime diagnostike, perdoren tej mase, duke e ekspozuar keshtu pacientin dhe stafin ne menyre te panevojshme – ndonjehere sepse mjeku nuk e ka mendjen kur urdheron per proceduren, por gjithashtu sepse pajisja mund te jete e vjeter dhe/ose e demtuar, duke çuar keshtu ne kerkesen per ta riperseritur procesin.
Mungesa e burimeve (financiare) do te thote qe pajisja e vjeter nuk eshte zevendesuar ose mirembajtur siç duhet.
Se fundi, duhet te tregohet kujdes per te bere rotacion te detyrave te stafit per te minimizuar ekspozimin e çdo personi; per shembull, ne rastet e kujdesit ndaj pacienteve/klienteve radioaktive ne pavion, stafi duhet te ndaje pergjegjesite per kujdesin direkt.
……………………………..
(Autori është DNP Mësimdhënës i Infermierisë Klinike – Specialist për kujdes intensiv dhe emergjencë, aktualisht punon në Kujdes intensiv me pacientë në respirator në Gjermani)

