Rezultojnë pozitive analizat në rastin e helmimit të nxënësit në Lipjan
Mostrat ushqimore të dërguara për ekzaminim laboratorik në rastin e helmimit të nxënësve në Shalë të Lipjanit, më 6 nëntor të këtij viti, rezultuan pozitive.
Fsh. Shale Lipjan 06.11.2021-09:30. Raportohet se me date 06.11.2021 disa nxënës të shkollave të mesme dhe fillore dyshohet se janë helmuar si pasojë e konsumimi të ushqimit në një fast fodd. AVUK ka marrë mostrat dhe i ka dërguar për analiza. Më 29.12.2021 kanë arritur analizat e mostrat të cilat kanë rezultuar si pozitive. Me vendim të prokurorit rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

