Ridvan Berisha godet Kurtin: I ka humb udha n’oborr
Gazetari i njohur kosovar, Ridvan Berisha, është marrë sërish me kryeministrin Albin Kurti, shkruan Mediafokus.info.
Duke iu referuar gjendjes së rëndë me pandeminë COVID-19 ne vend, Berisha ka thënë se kreut të ekzekutivit kosovar i ka humb udha në oborr.
“Fort kisha pas bre qejf me marre vesh nje gjo: Çka po mendoni, a ish largu me loqke t’shpirtit Albini prej pushtetit? Dardh me bisht i ka dale po m’duket, udha n’oborr ju ka hup!”, ka shkruar Berisha, në profilin e tij në Facebook.
Ndryshe, Berisha njihet si kritik i ashpër i Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje/Mediafokus.info/

