Rifillon vaksinimi i fëmijëve në Gjilan
Në Gjilan rifillon vaksinimi i fëmijëve, pas ndërprerjes shkaku i pandemisë.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan ka njoftuar për rifillimin e vaksinimit, proces ky që ishte ndërprerë përkohësisht.
Drejtori i QKMF, Fejzullah Berisha, ka thënë se vaksinimi vazhdon sipas orarit të paraparë.
“Pas paraqitjes se rasteve te para me COVID-19 eshte nderprerë vaksinimi i femijeve per nje kohe te caktuar dhe pas pergatitjeve te bera nga QKMF- sherbimi i vaksinimit, nga dje me date 4.05.2020 ka filluar vaksinimin e femijeve sipas kalendarit te vaksinimit, nga mosha 2-muaj deri ne moshen 18 vjeçe”, ka shkruar Berisha në facebook.


